Apeli lë në burg Lefter Kokën

Shqipëria

Apeli lë në burg Lefter Kokën

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:32
Lefter Koka 

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-ministrin Lefter Koka i arrestuar për korrupsion me inceneratorët.

Në seancën e sotme sipas News 24 Apeli ka refuzuar kërkesën e tij për t’u liruar nga qelia dhe ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe ish-ministri  do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, është arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Prokuroria ka thënë se ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.

Sipas SPAK është konstatuar se është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.

Në kërkim për këtë dosje mbeten dy biznesmenët Stela Gugallja dhe Klodian Zoto që akuzohen se kanë lëshuar fatura fiktive me vlerë 3.6 milionë Euro për punime që nuk janë kryer asnjëherë në inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë SPAK ka vendosur nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit, kompaninë që e ka ndërtuar si dhe 88 përqind të aksioneve të kantinës së njohur të pijeve alkoolike Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pronësi të Lefter Kokës. Hetimi i SPAK ka nisur pas kallëzimit të PD dhe LSI. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat