Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO

Shqipëria

Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:32
Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi të lirojë nga burgu Lefter Kokën.  Ky vendim nga togat e zeza erdhi pas refuzimit të dy kërkesave të ish-ministrit të mjedisit.

Në seancën që zgjati rreth 40 minuta, të pranishëm ishin vetëm avokatët mbrojtës të ish-ministrit Lefter Koka. Në përfundim të gjykimit, avokati Fatmir Braka njoftoi verdiktin e togave të zeza.

Ish-ministri Koka, kërkoi në shkallën e dytë të gjykatës së posaçme ti jepet një masë më e butë sigurie se ajo arrest me burg, për shkak se është person pa rrezikshmëri të lartë, dhe nuk mund të prishë provat e hetimit.

Kërkesat e ish-ministrit u refuzuan, ndërsa çështja tashmë mund të ndiqet vetëm në gjykatën e Lartë.

Sipas SPAK Lefter Koka ka shkelur procedurën ligjore për koncesionin e Inceneratorit të Elbasanit dhe nga kjo ka përfituar nëpërmjet skemave fiktive 3.7 milion Euro. Prokuroria pretendon se këto para janë përvetësuar nëpërmjet skemave fiktive dhe hapjen e kompanive të ndryshme në emër të të afërmeve dhe familjarëve, të personave të implikuar. Ndërkohë autoritetet vijojnë kërkimet për të ekzekutuar vendimin e gjykatës së posaçme “Arrest me burg” të dhënë në mungesë për Stela Gugallin dhe Klodian Zoton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat