Lubonja: Njerëzit e Soros të lidhur kryesisht me PS!

Shqipëria

Lubonja: Njerëzit e Soros të lidhur kryesisht me PS!

Më: 3 janar 2022 Në ora: 18:01
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja, në emisionin ‘Pikat mbi i’ ndërsa foli për Fondacionin Soros theksoi se kur socialistët erdhën në pushtet, ky fondacion u kthye në aleat të Partisë Socialiste dhe sipas tij këtu ishte edhe pikënisja e problemeve kryesore.

‘Kur socialistët erdhën në pushtet e kthyen një organizata si Fondacioni Soros në aleat të Partisë Socialiste, dhe ky është problemi themelor’, tha Lubonja.

Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji  nuk e sheh si shumë të besueshëm, ndërsa thekson se qëllimet e tij nuk ishin vetëm ato të bamirësisë, pasi gjithmonë ka pasur hije dyshimi sipas tij sa i përket veprimtarisë së këtij fondacioni.

‘Sorosi është akuzuar për njëanshme dhe këto akuza janë të hershme. Ka personazhe që donin për nuk përfshiheshin dot në fonacionin dhe thonin se duhet të jesh ish-komunist që të jesh pjesë. Pati edhe një armiqësi të madhe me Berishën. Berisha kur kishte interesat e veta bëhej zëdhënësi i kësaj fryme. Por divergjenca që u krijua para ’97 nuk u shërua asnjëherë dhe unë nuk besoj që ky Fondacion ka pasur vetëm qëllime bamirësie por është tipike e një kali troje në mënyrë të dyshimtë të një lloj kulture perëndimore që shoqërohet me rekrutime ku artikulohet politikë me nivele të larta. Nga ana pragmatike ishte mirë që të mbahej mirë marrëdhënia me Soros.”, tha më the Zheji.

Çfarë e bëri Soros që u kthye në një mostër për ish-kryeministrin Sali Berisha?

Lubonja: Sorosi ka synuar të krijojë një klasë t re politike në vendet ku ka ndërhyrë. Duhet thënë se nuk ka qenë komunist në ide, por liberal. Anti-nacionalizmi ka qenë edhe një nga gjërat sensitive. Pra është për një botë të hapur dhe liberale. Berisha ishte i tillë si ideologji…ai mori një konotacion autoritar dhe herë pas here pa pasur disa manifestime nacionaliste kur i duhej. Por përgjithësisht rënia e Berishës lidhet me rënien e piramidave. Rezultati është që u forcua një pushet që ishte i korruptua dhe mbështetja e një klase politike që ishte në teori liberale, por e korruptuar brenda vendit, ka bërë që në vendet e tjera ku ma më shumë demokraci dhe rezistencë si Polonia ka pasur një reaksion i cili ka qenë se klasa që mbështeti Soros ishte e korruptuar. Tani them se Berisha nuk krijonte një problem për Soros ideologjikisht, por kryesisht korrupsioni i tij i brendshëm ka bërë që të rrëzohet dhe një punë sistematike e Ramës për t’i mbajtur lidhjet më të forta , dhe kjo ka ardhur si rezultat i Soros.

Zheji: Me popujt e varfër,  të çarmatosur nga dija, si shqiptarët e vitit ’90 qeveria të orientonte aty ku donte për t’u bërë ndihmës i partisë.  Por pas 30 vitesh filluan të eksportonin demokraci sepse nuk ka si shpjegohet se shumë sorosian janë në vendet kyçe të klasës politike shqiptare dhe kam dyshimin se diku në një bazë ka një mirëkuptim mes tyre. Unë nuk mund të pranoj dot pa vënë në dyshime marrjen me gjeopolitikë. Pra ky ndjehet aq i madh sa do të vëllazërojë popujt. Unë mendoj që Berisha e ka përdorur me mjeshtëri dhe kur ke të bësh me njerëz që kanë lidhje të fuqishme , sigurisht ndjehesh i persekutuar. Por mendoj që është dështimi i politikanit , dhe kur ai është i paaftë të ketë në krahun e vet forcën dominuese ka dështuar. Nuk ka pse të çojë në përplasje kur dihet se paraprakisht do të humbasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat