Protesta e së shtunës e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka 'trembur' dhe qeverinë.
Nga pasditja e sotme, selisë së kryeministrisë i janë vendosur mburoja metalike të blinduara.
Këto shihen për masa paraprake, nëse protesta e thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij zhvendoset nga selia e PD-së dhe i drejtohen kryeministrisë, edhe pse nuk ka ende një skenar të tillë.
Protesta e mbështetësve të PD-së nis në ora 12:00, ndërsa nuk ka ndonjë orar se ku përfundon ajo.