Grida Duma: Distancohem nga dhuna, e rëndë ta shohësh te shkallët e PD-së të thotë…

Shqipëria

Grida Duma: Distancohem nga dhuna, e rëndë ta shohësh te shkallët e PD-së të thotë…

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:39
Grida Duma

Nënkryetarja e PD Grida Duma ka dënuar dhunën e përdorur sot sipas saj nga Sali Berisha në selinë e PD.

Duma thotë se është e rëndë të shihje Berishën në shkallët e PD të thotë që nuk ka dhunë, kur janë të gjithë të traumatizuar.

“Kjo është PD sot, moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhunën, zonjat që ishin brenda. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, heqja e vidave, por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership i cili i vjetër, shumë i vjetër. U thoja hajdeni futuni normal. Ata që janë zgjedhur nga populli duhet të gjenin mënyrën të diskutonin qetësisht. Nuk besohej që dhuna, sharjet, fyerjet të ndodhnin mes demokratëve.

Që mund të ndodhte e imagjinoja, por nuk mund të imagjinohet më që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Është fatkeqësi për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës sot të bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Distancohem nga dhuna është pak të thuash, duhet të dënohet dhuna. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë ta shohësh në shkallët e PD-së të thotë që nuk ka dhunë kur janë të gjithë të traumatizuar”, tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat