Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, ndërron jetë shoferi në Mat

Shqipëria

Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, ndërron jetë shoferi në Mat

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën këtë të hënë në mëngjes pasi duke drejtuar mjetin në fshatin Shkallë të Matit ka humbur kontrollin.

Makina ka përfunduar rreth 200 metra në greminë. Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që shtetasi me iniciale P.M., të humbasë kontrollin.

Një dëshmi tjetër thotë se djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por kavo është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat