Ethet e dimrit, meterologia zbulon datat kur do të bie borë në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Ethet e dimrit, meterologia zbulon datat kur do të bie borë në gjithë Shqipërinë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ditët në vijim pritet që moti të na suprizojë me temperaturat duke na servirur deri në 4 gradë celcius më shumë në vendin tonë.

Mirëpo, duke filluar nga java e ardhshme sërisht do të kthehet moti i ftohtë dhe temperaturat më poshtë se -10°C.

Meterologia, Tanja Porja ka thënë se gjatë këtij muaji dëbora do të prekë Shkodrën dhe Lezhën. Sajo tha se shanset janë shumë të mëdha që gjatë periudhës 17-25 Janar, Tirana dhe Durrësi të preken nga reshjet e dëborës. Kjo periudhë do të jetë shumë e ftohtë për gjithë vendin.

Zona e cila ka më pak mundësi të preket nga reshjet e dëborës është zona poshtë Fierit deri afër Sarandës.

Përjashtuar këtu Llogaranë e cila dhuron çdo vit një panoramë mahnitëse kur mbulohet nga dëbora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat