Alimehmeti: Nuk dallohet dot ‘Omicron’ nga viroza e stinës

Shqipëria

Alimehmeti: Nuk dallohet dot ‘Omicron’ nga viroza e stinës

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:40
Epidemiologu Ilir Alimehmeti

Në vendin tonë, dy rastet e para të infektuarve me Omicron u konfirmuan zyrtarisht më 23 Dhjetor të 2021.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti i cili foli më tepër për koronavirusin në vendin tonë. Ai tregoi se Omicron është një variant më i lehtë se të tjerët dhe ka më pak mundësi për t’u shkruar në spitali. Ndër të tjera doktori tregoi se njerëzit nuk duhet të shqetësohen kaq shumë.

“Njerëzit nuk duhet të jen kaq shumë të shqetësuar por thjesht duhet të tregohen të kujdesshëm duke imunizuar organizmin në mënyrë natyrale ose me anë të sublementeve. Për çdo sëmundje kjo jo vetëm për omicronin, pasi ai si variant është më i shkurtër kalon më shpejt se variantet e tjera prandaj duhet të rrini në shtëpi, kujdesuni për veten dhe mos t’ua ngjisni të tjerëve. Dhe mos u shpërndani shumë nëpër mjek por vetëm tek njëri” u shpreh epidemiologu.

Doktori tregoi se informacioni i gabuar është shumë problem.

“Kemi një dyndje informacioni dhe kjo i keq-informon njerëzit dhe e bënë situatën shumë të vështirë, edhe rrjetet sociale kanë një ndikim shumë të madh” u shpreh doktori. Ai tregoi se njerëzit besonin se vaksina ndalte transmetimin por jo. “Vaksina nuk e ndalon transmetimin por vetëm nuk lejon që të shtrohen të gjithë në spital por një pjesë e popullsisë pra ulë rrezikshmërinë. Vaksina duhet të bëhet për shëndetin personal jo për të shkuar turist apo për të pirë kafe. Po punohet për një vaksinë  për variantin Omicron por ende nuk kemi asgjë konkrete ” u shpreh Alimehmeti. Doktori tregoi edhe problemet që variantet sjellin në organizëm.

 “Që nga vështirësia në frymëmarrje, kujtesa edhe dhimbje të trupit këto janë të zakonshmet” përfundoi Alimehmeti për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat