Kryetari i KQZ-së: Ligji e njeh Bashën si kryetar të PD-së

Shqipëria

Kryetari i KQZ-së: Ligji e njeh Bashën si kryetar të PD-së

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:27
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ligji njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e sotme, ai pranoi kërkesën e kryedemokratit me emrat e dy zyrtarave që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në KQZ.

Dy përfaqësuesit Indrit Sefa dhe Marash Logu i kërkuan Celibashit që të jenë kontakti i vetëm i KQZ-së me Partinë Demokratike.

Ndërsa, komunikimi me Ivi Kason, përfaqësuesi i PD në zgjedhjet e fundit, i cili mbështeti lëvizjen e Sali Berishës, ka përfunduar.

Këtë të shtunë, Komisioni Rregullator i KQZ-së vendoi që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të nisë më 19 shkurt.

Kandidatët për 6 bashkitë e vendit do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat