Shqiptari ekzekutohet brenda një lokali në Ekuador

Shqipëria

Shqiptari ekzekutohet brenda një lokali në Ekuador

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në veri të qytetit Guayaquil në Ekuador.

Sot është identifikuar viktima i cili është Ergys Dashi 34 vjeç.

Mësohet se i riu, ishte duke qëndruar në një restorant, ku është vrarë nga persona të armatosur. Në vendngjarje ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja armësh, ndërsa Ergys Dashit, i është konstatuar një plagë e madhe në pjesën ballore të kokës.

Pista që po heton policia është ajo e trafikut të drogës. Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat