​6 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

​6 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:32
Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 1.549 qytetarë me koronavirus nga 5.662 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 705.

Në 24 orët e fundit ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74-vjeçe, një qytetar nga Saranda 74-vjeç, një qytetar nga Kruja 85-vjeç.

Janë 23.168 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1.794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227.629.

Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 254.126 raste pozitive, prej tyre 227.629 janë shëruar, 23.168 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.329 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat