Protesta e banorëve të “5 majit”/ Zv.kryeministri Ahmetaj: Do dëmshpërblehen të gjithë për çdo metër katror!

Shqipëria

Protesta e banorëve të “5 majit”/ Zv.kryeministri Ahmetaj: Do dëmshpërblehen të gjithë për çdo metër katror!

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në cilësinë edhe të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, ka folur mbi protestën e banorëve të “5 Majit” në Tiranë lidhur me prishjen e banesave të tyre.

Nga foltorja e Parlamentit, Ahmetaj deklaroi se ata do të dëmshpërblehen me të njëjtën sipërfaqe banimi, sa kanë aktualisht.

Sipas zëvendëskryeministrit, të gjithë banorët do të marrin dëmshpërblim, pavarësisht nëse godinat e tyre ekzistuese janë të legalizuara ose jo.

“Nëse dikush ka sot tek 5 maji një shtëpi, ndërtesë ose dyqan, 200 metra katrorë, do të marrë sërish 200 metra katror. Nuk ka rëndësi nëse është ose jo i legalizuar. Kjo është e vërteta. Edhe një që është I legalizuar dhe një jo I legalizuar, do trajtohen njësoj. Ju referuam marrëveshjeve, janë të rëndësishme se rrjedhin nga ligji. Janë angazhime që do të mbahen. Janë shumë familje që do të futen tek 5 maji, dhe do vijojnë të pyeten” – tha Ahmetaj.

Duke iu referuar akuzave të opozitës lidhur me procesin e integrimit europian, Ahmetaj thotë se prej 3 vitesh, është bërë një hap i rëndësishëm, pasi Komisioni Europian ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat.

“Të gjitha palët i referohen një momenti të marrëveshjes dhe pastaj vazhdojnë me çështjet e ditës të interpretuara ose të keqinterpretuara dhe me emocione të ndryshme duke harruar faktet. Po I referohem një e nga një, edhe për respect të atyre që kjanë keqinformuar. Për procesin e integrimit europian, e kuptoj patosin e dikutj që do të bëhet opozitar. Një vend si Shqipëria ka problemet e veta. Por në raport me procesin e integtrimit europian, dhe ka 3 vite që Komsioni Europian thotë se kemi bërë detyrat e shtëpisë. Të gjithë e dimë problemin me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë. Dhe të dalësh këtu të hedhësh akuza se pse nuk happen negociatat. Sot është fakti që Shqipëria I ka bërë të gjitha detyrat e shgtëpisë. Filozofia e çmimit të naftës, jus jell dy shembuj. Sot çmimi I naftës është 194 lekë. E dyta, ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lekë, sot është 27 lekë. Pse ka qenë më e ulët nafta, po se ka qenë taksa më e ulët. Ka të bëjë me tregun. Është hequr nga makinat ngarkesa dhe është vendosur tek çmimi i naftës” – tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat