Kryemadhi nostalgjike, kujton kohën në PS

Shqipëria

Kryemadhi nostalgjike, kujton kohën në PS

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:35
Foto e publikuar ne rrjetet sociale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook një foto me ekipin sfidant sic e quan ajo, të gjeneratës së re, të cilët janë të angazhuar për ndërtimin e platformës për ridimensionimin e LSI.

Por Kryemadhi bëhet nostalgjike, duke kujtuar dikur angazhimin e saj në Partinë Socialiste. Ajo thotë se ky takim i sotëm i sjell shumë kujtime “kur bashkë me miq e shokë çonim përpara modernizimin e të majtës shqiptare, brenda PS”.

“Interesante agenda e GEN, ekipit sfidant të gjeneratës së re, që janë angazhuar në ndërtimin e platformës për ridimensionimin e LSI.

Më solli në mendje shumë kujtime rinore, kur bashkë me miq e shokë çonim përpara modernizimin e të majtës shqiptare, brenda PS. Kohëra të tjera atëherë dhe një gjeneratë e re që ka vizion tjetër sot”, shkruan Monika Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat