Kur ishte 15 vjeç tentoi të vriste kunatin se i rrahu motrën dhe të atin, arrestohet adoleshenti

Shqipëria

Kur ishte 15 vjeç tentoi të vriste kunatin se i rrahu motrën dhe të atin, arrestohet adoleshenti

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një adoleshent të shpallur në kërkim, i cili akuzohet se së bashku me vëllain e tij dy vite më parë tentuan të vrisnin kunatin e tyre.

Në atë kohë, E.K ishte vetëm 15 vjeç. Më 30 dhjetor 2020 dy vëllezërit, tentuan të vrasin me armë zjarri Xhuliano Muçën pasi i kishte dhunuar motrën dhe të atin. 

25 vjeçari ka shkuar në shtëpinë e babait të saj një ditë më pas për ta marrë atë në shtëpi. Por debati ka agravuar në dhunë fizike ndaj të resë dhe babit të saj nga ana e Xhulianos. Më pas ngjarja u agravuar deri në përdorimin e armës.

"Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K., informon policia. 

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë i vëllai K. K.

I riu në atë kohë 18 vjeç "në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Xhuliano Muçën, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve," informoi sot policia. 

Për 17-vjeçarin e arrestuar sot nga policia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ''Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Për këtë ngjarje është arrestuar ehde vëllai i 17-vjeçarit, E.K si dhe kunati i tyre Xhulian Muça.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat