Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë/ Mesazh urimi nga Basha

Shqipëria

Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë/ Mesazh urimi nga Basha

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:55
Lulzim Basha dhe Frank-Walter Steinmeier

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur urimet Frank-Walter Steinmeier, pas rizgjedhjes së këtij të fundit si president i Gjermanisë.

Në një postim në “Twitter”, kreu i PD-së e cilëson Steinmeier një mik të çmuar e mbështetës të fortë të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Mesazhi i Bashës

Urimet e mia më të ngrohta për Frank-Walter #Steinmeier për rizgjedhjen e tij si President i Gjermanisë. I uroj një mandat të dytë të suksesshëm një miku të çmuar dhe mbështetës të fortë të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE. 🇦🇱🇩🇪

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat