Vjedh makinën në Vlorë, por pëson aksident, i riu e braktis mjetin, kapet nga policia

Shqipëria

Vjedh makinën në Vlorë, por pëson aksident, i riu e braktis mjetin, kapet nga policia

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Aventura e një hajduti është ndërprerë në mes.

Policia e Vlorës ka ndaluar A. J., 29 vjeç, banues në këtë qytet.

Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar, tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat