Sherr në Gjirokastër/ Arrestohet 33-vjeçari

Shqipëria

Sherr në Gjirokastër/ Arrestohet 33-vjeçari

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat.

I riu i identifikuar me inicialet O.C., banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat