Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla shprehet se nëse mazhoranca do e kishte në dorë drejtësinë, Gjykata Kushtetuese do e kishte shkarkuar Ilir Metën.
Nga Kuvendi, Balla deklaron se nuk ka shqiptar që të mos mendojë se Meta duhet të ishte shkarkuar.
Ai kërkon nga opozita që të tërheqë të gjitha akuzat se qeveria ka kapur reformën në drejtësi.
“Për SPAK-un the Skrapi. Pasi SPAKu ende nuk po vepron ndaj teje. Kuvendi i Shqipërisë në mars të 2017 miratoi një raport të një komisioni hetimor, ku me vendim të Kuvendit, ti je kallëzuar Penalisht për shpërdorim detyre, korrupsion, dhe sot unë përsëri i bëj thirrje SPAK-ut që t’i kthejë përgjigje Kuendit se ku është me këtë çështje. T’i kërkoj dhe hetimin për kallëzimin që kam bërë vetë, për vjedhjen mu në qendër të Tiranës të mjediseve të klubit sportiv Partizani. SPAK deklaron se një prokurore e ka marrë këtë dosje, por duhet të kthejë një përgjigje se ku janë këto hetime dhe a ësjhtë thirrur ndonjëherë Berisha për këtë vjedhje. Gjoja privatizim me 100 mijë dollarë. Ku aty ti, dhëndrri yt dhe ti keni ndërtuar 20 mln euro pasuri. Me 100 mijë dollarë. Dhe çohesh e na bën moral bashkë me historitë e Lulit. Se ne kemi qenë nën presionin e Lulit për të votuar vetingun. Nuk ka zgjatje afati. Mos bëj dëngla kot, historinë që kemi bërë ne presion. Komisioni do vijojë punën deri më 24 shkurt. E vërteta është këtu, do lexohet këtu. Do u bëja thirrje që deri në miratimin e një raporti përfundimtar, të gjithë të bëjnë punën e tyre.
E dyta meqënëse u aluiduya se mazhoranca, huqi është i transferueshëm. Gjykata Kushtetutese, natyrshëm ka rrëzuar sipas tyre një vendim të Kuvendit të iniciuar nga kjo mazhorancë. Nëse do kontrollonim reformën në drejtësi do kishim kontrolluar reformën në drejtësi do kishim në dorë Gjyukatën Kushtetuese. Nëse do kontrollonim Gjykatën Kushtetuese do ishte shkarkuar Ilir Meta se nuk ka shqiptar dhe shqiptare në këtë vend që nuk bie dakord që Ilir Meta duhej shkarkuar. Por ka vendosur gjykata, nuk komentohet. Në këtë aspekt. Dashi ç’ke, pse flet. Dua të tërhiqni prapsht çdo akuzë që keni thënë se në këtë vend se ne kemi kapur drejtësinë. 150 ditët e mbetura në detyrë, nuk ia drejtojnë figurën qesharake. Meta do ikë pas 150 ditësh, mirë do ishte të ikte që sot. Më vjen mirë që opozita qenka bashkuar prapë” – tha Balla.