Aksident me vdekje në Fier

Shqipëria

Aksident me vdekje në Fier

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier.

Në rrugën Fier-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj motori ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasje, këmbësori ka ndërruar jetë në vend.

Sipas njoftimeve të policise Fier Q. Troka, 73 vjeç ka dashur të kalojë rrugen, ndërsa është përplasur nga motorri dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet gjithashtu se është plagosur drejtuesi i motorit dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit. Sakaq, viktima ndodhet ende në vendngjarje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat