Ulja e temperaturave rikthen borën në Korçë, probleme me energjinë në disa fshatra

Shqipëria

Ulja e temperaturave rikthen borën në Korçë, probleme me energjinë në disa fshatra

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në juglindje të vendiot por akset nacionale mbeten të hapura.Në Dardhë raportohen 30 cm borë.

Njësia administrative e Vithkuqit prej orëve të para të mëngjesit vuan nga mungesa e energjisë elektrike.

Punojës të OSHEE bëjnë me dije se kjo vjen për shkak të rrjetit të amortizuar dhe erës së fortë. Momentalisht trashësia e dëborës në Vithkuq ka shkuar deri në 35 cm ndërkohë në Shtyllë në mbi 50 cm.

Edhe në njësitë administrative Proptishtit, Cërravës, Trebinjës dhe Dardhasit situata është e njëjtë ku mungon energjia elektrike.

Këto janë zona ku problemet janë të herëpashershme ndërkohë ndërhyrja në këto momente për të rregulluar defektet në ende mungon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat