Përfshihet nga flakët banesa në Surrel

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Surrel

Më: 7 mars 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 7 mars në Surrel, Tiranë.

Policia bën me dije se ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. T.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat