Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Burrel

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Burrel

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, është arrestuar nga policia në Burrel.

I arrestuari është I. B., 31 vjeç, banues fshatin Macukull, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, me vendimin e datës 26.06.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në muajin maj të vitit 2021, në fshatin Macukull, Mat, gjatë kontrollit të territorit, në një tokë bujqësore në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet policore gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat