Edhe Bulqiza në protestë, bllokohet “Rruga e Arbrit”

Shqipëria

Edhe Bulqiza në protestë, bllokohet “Rruga e Arbrit”

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:34
Protesta

Ashtu sikurse ditën e djeshme, edhe sot në Rrugën e Arbrit, qytetarët janë ngritur në protestë kundër çmimit të naftës.

Qytetarët janë duke protestuar në qytetin e Bulqizës, ku kanë bllokuar kalimin e makinave në të dyja kahet e rrugës.

Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera bazike, duke u shprehur se nuk i përballojnë dot.

Ndërkohë, protesta të ngjashme janë duke u zhvilluar në disa qytete të vendit njëkohësisht kundër çmimit të lartë të hidrokarbureve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat