Gazmend Bardhi kërkon dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së

Shqipëria

Gazmend Bardhi kërkon dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD-së

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:41
foto ilustrim

Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall lufte. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik.

Per të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.

Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak. Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin A, B dhe C.

Mundesine per te fituar demokrateve ne 2023 ia japim duke pare interesin e PD. Hap pas hapi pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme. Ajo qe propozon Dashi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle demokratet ne pushtet.” u shpreh Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat