Bylykbashi: Basha i shkarkuar, s’kemi pse i kërkojmë dorëheqjen

Shqipëria

Bylykbashi: Basha i shkarkuar, s’kemi pse i kërkojmë dorëheqjen

Më: 15 mars 2022 Në ora: 19:56
Oerd Bylykbashi

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, pjesë e Rithemelimit të PD thotë se Lulzim Bashës nuk duhet t’i kërkohet dorëheqja, pasi u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit.

Bylykbashi tha se shpreson që kolegët e tjerë në PD, të cilët i kërkojnë Bashës dorëheqjen të arrijnë pikërisht në këtë konkluzion. Sipas tij, bashkimi me vendimin e 11 Dhjetorit mbyll diskutimin në selinë blu.

“Së pari paska kërkuar pak, se si rregull ka do dy muaj kohë. Ky është mekanizmi i tij. Nuk e di mund të kërkojë kohë dikush kur ia kërkojnë të gjithë të ikë. Po ia kërkojnë edhe ata që e mbrojtën deri në datë 6.

Për sa na përket ne dhe PD. Mos të harrojmë Kuvendin në 11 dhjetor. Ata që e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij që të gjithë po i çudit. Më datë 11 ai Kuvend nuk zhbëhet.

Më shumë se simbolika, 11 dhjetori është kuvendi që bëri dy gjëra të rëndësishme, ndryshoi statutin, u fut referendumi që u zbatua më 18 dhjetor.

Dikush kërkon dorëheqjen, nga dikush që është i shkarkuar nga partia. Besoj se kolegët e mi do të arrijnë te konkluzioni se rruga më e thjeshtë për ta, për të ruajtur edhe dinjitetin është që të mos lodhen fare, t’i kërkojnë dorëheqjen; bashkimi me vendimin e 11 Shjetorit për shkarkimin e mbyll këtë diskutim”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat