3 makina janë djegur në Laç

Shqipëria

3 makina janë djegur në Laç

Më: 19 mars 2022 Në ora: 08:38
Ilustrim

3 makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.

Fatmirësisht nuk janë djegur makinat e tjera që ndodheshin pranë.

Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat