Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” autorin e veprave për çështjet kombëtare, Rexhep Hida

Shqipëria

Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” autorin e veprave për çështjet kombëtare, Rexhep Hida

Më: 19 mars 2022 Në ora: 16:28
Ilir Meta dhe Rexhep Hida

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, botuesin, përkthyesin dhe autorin e veprave për çështjet kombëtare, Rexhep Hida.

“Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si autor, përkthyes dhe themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, nderova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”, z. Rexhep Hida.

Autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare, përkthyes i mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar, falë aftësive profesionale dhe vlerave të larta njerëzore ai ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe dashamirësve të letërsisë duke krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë.

Shumë krijime dhe suksese të reja në rrugën e tij, si kalorës i dijes dhe i diturisë”, është shprehur presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat