SHBA mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE

Shqipëria

SHBA mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE

Më: 20 mars 2022 Në ora: 23:24
Foto nga takimi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell.

Përmes një reagimi Balla deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat