Kreu marrëdhënie seksuale me një grua me aftësi të kufizuara, arrestohet 42-vjeçari

Shqipëria

Kreu marrëdhënie seksuale me një grua me aftësi të kufizuara, arrestohet 42-vjeçari

Më: 29 mars 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një 42 vjeçar i identifikuar me inicialet D.K i shpallur në kërkim banues në fshatin Buz, Memaliaj është ndaluar nga policia këtë mëngjes.

I arrestuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara, në kushtet e pazotësisë prej kësaj të fundit për tu mbrojtur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat