Noka për Bashën: S’ka dashur asnjëherë të bëhej kryeministër

Shqipëria

Noka për Bashën: S’ka dashur asnjëherë të bëhej kryeministër

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:22
Flamur Noka

Deputeti i PD Flamur Noka “i ka nxjerrë të palarat” në shesh ish kreut të PD Lulzim Basha.

 Noka tha se Basha nuk e ka dashur kurrë fitoren e Partisë Demokratike, ndërsa shton se di shumë prej pazareve të tij.

Sipas Nokës, Basha s’ka dashur kurrë të bëhej kryeministër.

“I kam kuptuar me kohë, kam refuzuar të përfshihem në listën e deputetëve të PD me firmën e Lulzim Bashës. Ka qenë një periudhë disa ditore negociatash dhe lutjesh nga Basha që të isha në listën e deputetëve të tij.

Di shumë pazare, kishte kohë që po i fuste thikën pas shpine PD-së. Nuk kam pranuar. Për hir të demokratëve që mos të dëmtohej fushata u futa në lista. Për Bashën e dija që ai nuk do kurrë fitoren. Ai nuk donte të bëhej kurrë kryeministër”, tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat