Vjedhjet në spitale, eksperti: Me shumë bashkëpunim mes policive për kapjen e rasteve

Shqipëria

Vjedhjet në spitale, eksperti: Me shumë bashkëpunim mes policive për kapjen e rasteve

Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:38
Vjedhjet në spitale, eksperti: Me shumë bashkëpunim mes policive për kapjen e rasteve

Ekspertët shikojnë me shqetësim situatën e sigurisë në spitale pas rastit të fundit të arrestimit të një personi që kishte vjedhur sendet personale të dhjetëra pacientëve në QSUT.  Sipas specialistëve policia duhet të ketë prezencë në institucionet shëndetësore dhe të bashkëpunojnë më shumë me rojet e spitaleve.

Një numër i madh qytetarësh kanë denoncuar vjedhjen e sendeve personale në qendrat shëndetësore dhe spitale ndërsa rasti më i fundit është ai i autorit të vjedhjes së pacientëve në QSUT.

Këtë fenomen duket se e ka bërë të nevojshme praninë e policisë në spitale ose bashkëpunimin më të ngushtë të strukturave të rendit me policinë private shtetërore, ‘Illyrian Guard’ që ruan institucionet.

Eksperti Artan Rexhepi e mbështet këtë ide.

“Edhe njëherë përgjegjësia është e dyfishtë sepse aty ka një shërbim policor të dyfishtë, në dijeninë time që merr faturat dhe menaxhon territorin. Ndërsa nga pikëpamja kriminale, mbase dhe duhet të koordinohen me policinë “- tha Rexhepi. 

Monitorimi i pavioneve me kamera sigurie do të ulte rrezikun por për ekspertin nuk është zgjidhje që mund të parandalojë këto ngjarje.

“Nuk e gjykoj me vend futjen e kamerave të sigurisë brenda pavionave. Ndoshta për të vërtetuar rastin e mjekimit të pakujdesshëm, por thashë se ka diskutim në kuadër të shkeljeve të drejtave të njeriut, që të filmosh një njeri është i sëmurë mua nuk më duket normale.”

Pak ditë më parë një 38-vjeçar u arrestua nga policia, pasi kishte arritur të vidhte një shumë prej 1 milion lekësh të reja pacienteve që shkonim për trajtim në QSUT.

Megjithatë prania e forcave të rendit shikohet e nevojshme jo vetëm për shmangien e vjedhjeve por edhe për mbrojtjen e mjekëve që shpeshherë janë sulmuar nga të afërmit e pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat