Krimet seksuale rriten me 16%

Shqipëria

Krimet seksuale rriten me 16%

Më: 11 prill 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Në vitin 2021, krimet seksuale në Shqipëri kanë pësuar rritje. Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë vitin që shkoi në Shqipëri janë regjistruar 158 krime seksuale me një rritje prej 16,18  % të numrit të  procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2020.

Dy treguesit kryesorë, marrëdhënia seksuale me të mitur dhe ngacmimet seksuale kanë pësuar rritje. 

Në 97 % të rasteve ato janë kryer nga persona të papunë. Për sociologët kjo ka një shpjegim.

Entela Binjaku: Mendoj që shoqëria ka nisur të ndërgjegjësohet dhe të reagojë.Njerëzit e papunësuar janë njerëzit që jetojnë në varfëri, nënkupton mungesa nga një jetë e mirë dhe e kompensojnë përmes jetës seksuale.

Ajo që vihet re është se 6 % e të pandehurve për këtë krim janë të mitur 14-18 vjeç.

Entela Binjaku: Marrëdhënia seksuale ndaj të miturve është ana më e errët tek njeriu. Sjellja seksuale tek të miturit është kaluar pa u vënë re sepse nuk kemi politika, fushata informuese që t’u drejtohen moshave të vogla për sjelljen seksuale dhe risqet e saj. Por edhe dhe burimet dhe modeleve që ata vetë gjejnë.

Tirana mban numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara për krime seksuale, e ndjekur nga Elbasani, Berati, Durrësi dhe Fieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat