Atentati ndaj Nuredin Dumanit/ Prokurorët nga Belgjika zbarkojnë në Elbasan

Shqipëria

Atentati ndaj Nuredin Dumanit/ Prokurorët nga Belgjika zbarkojnë në Elbasan

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:23
Nuredin Dumani

Një grup hetuesish belgë kanë mbërritur sot në prokurorinë e Elbasanit ku janë takuar me kreun e kësaj prokurorie Kreshnik Ajazi.

Në fokus të diskutimeve ka qenë atentati ndaj Nuredin Dumanit mbrëmjen e 29 Janarit në zonën e Papërit dhe arrestimi i tij në Fier disa orë më vonë.

Belgët kanë kërkuar përgjigje për disa pyetje që lidhen me të shkuarën e Nuredin Dumanit, për të hedhur dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale ku ai rezulton i përfshirë.

Ai është përfshirë në krime të ndryshme dhe arrestuar nga policia e shtetit të Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat