Berisha zbulon ku gaboi me Bashën

Shqipëria

Berisha zbulon ku gaboi me Bashën

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:19
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi edhe njëherë se gaboi me Lulzim Bashën duke i besuar drejtimin e partisë që themeloi.

Berisha tha se në atë kohë besonte se Basha kishte më shumë shanse të ishte lideri i ri i partisë, pasi ishte vinte si kryetar bashkie.

“Në kohën kur doli, duke qenë kryetar bashkie kishte shanse më shumë se çdo njeri tjetër që të dilte. Sepse ishte pushteti më i fuqishëm i PD në atë kohë. Unë bërë gjithçka për fitoren e tij në bashki kjo është e vërteta brenda ligjeve. Por fitoren në PD e kishte sepse ishte kryetar bashkie”, tha ai.

Një mesazh ka edhe për Edi Ramën, të cilit i thotë të mos e krahasojë Bashën me Erion Veliajn.

“Sipas kësaj logjike uroj që Rama të mos krahasojë Erion Veliaj, të mos i duket Lulzim Bashë sepse do ta largojë tre herë para se ta kandidojë për së dyti. Balluku po i afrohet. Edi Rama e di që është i fuqizuar Veliaj”, u shpreh ish-kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat