“Në mision të shkatërrojë PD-në”, Hajdarmataj bën komentin epik

Shqipëria

“Në mision të shkatërrojë PD-në”, Hajdarmataj bën komentin epik

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:45
Lulzim Basha dhe Mimoza Hajdarmataj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka komentuar deklaratën e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i bënte thirrje SPAK të nisë hetimet për Sali Berishën.

Hajdaramtaj tha se Basha vijon t’i shërbejë Ramës, dhe se ka për mision të shkatërrojë PD-në.

Pjesë nga biseda:

Hajdarmataj: Unë besoj se të gjitha debatet janë tejkaluar. Nëse ndalojmë tek deklarata e sotme po shohim një Lulzim Bashë që i bie fyellit në të njëjtën vrimë.

Xhafo: Fakti që i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Sali Berishën.

Hajdarmataj: Kjo është për Ramën, i bën thirrje t’i kthehemi marrëveshjes së 17 majit. Nuk e kuptoj vazhdon misioni i tij për të shkatërruar PD-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat