Mbyllet votimi i kryetarëve të degëve në Skrapar, Paskuqan, dega 16 dhe 10 Tiranë

Shqipëria

Mbyllet votimi i kryetarëve të degëve në Skrapar, Paskuqan, dega 16 dhe 10 Tiranë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati Hajredin  Bakiasi është zgjedhur kryetar i PD-së dega Skrapar, pasi siguroi 69 për qind të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Skrapar u shpall Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.

Ndërsa në degën Paskuqan u shpall fitues Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.

Gjithashtu është mbyllur votimi në degën 10 të PD-së Tiranë dhe pas numërimit u shpall kryetar Andi Gani Beliu me 65% të votave.

Ndërsa kryetar i PD dega 16 Tiranë u shpall Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.

Partia Demokratike  mbajti sot zgjedhjet në tetë degë. Procesi i votimit është hapur në orën 08:00 dhe është mbyllur pasdite në orën 18:00.

Kandidatët për kryetar dege ishin:

PD dega Kuçovë
1. Nerjan Dine Pasho
2. Myslim Isuf Haxhi

PD dega Skrapar
1. Besnik Ali Osmani
2. Hajredin Lahe Bakiasi

PD Dega Elbasan
1. Blendi Ferdinand Himci
2. Eliona Hetem Gremi
3. Elior Flamur Vila
4. Klodiana Ilir Capja
5. Sonila Maksim Daiu

PD Dega Tropojë
1. Besnik Xhafer Dushaj
2. Feride Rexhep Rrahmanaj
3. Ram Bajram Oruci

PD Dega 6 Tiranë
1. Alban Feko Hoxhaj
2. Onelda Gjin Zefi

PD Dega 10
1. Andi Gani Beliu
2. Ilir Halit Stojku
3. Shkëlqim Muharrem Spaho
4. Xhulia Aranit Xhekaj

PD Dega 11 Tiranë
1. Arbër Ded Qehaja
2. Shkëlzen Mark Mustafaj
3. Ahmet Ali Meshi
4. Mërgim Nazmi Hoxha

PD Dega 16 Tiranë
1. Eduard Gani Rexha
2. Ilir Lush Zmalaj
3. Kujtim Veli Kola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat