“Keni zero kontribut në PD”- Hajdari përplaset me Bardhin

Shqipëria

“Keni zero kontribut në PD”- Hajdari përplaset me Bardhin

Më: 18 prill 2022 Në ora: 22:39
Rudina Hajdari dhe Gazment Bardhi

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është përfshirë në një debat me Gazment Bardhin, pasi i ka kërkuar këtij të fundit që të kërkojë ndjesë publike për deklaratën e bërë, kur Hajdari u përjashtua.

Në emisionin “Opinion”, Hajdari teksa iu drejtua Gazment Bardhit, i tha se u bë sekretar i përgjithshëm i PD pa asnjë kontribut në këtë parti. Ndërsa nga ana e tij, deputeti ia ktheu duke thënë: “u bërë deputete vetëm se je vajza e babait”.

Debati i plotë

Hajdari: Nëse besoni në atë që thoni, a mund të kërkoni një ndjesë publike.Në momentin që unë mbajta mandatin, ju personalisht bëtë një deklaratë që më përjashtuat. Ju keni thënë që zonja Hajdarti nuk ishte anëtarë e PD. Unë isha deputete e PD-së.

Bardhi: Po nuk ishit në atë moment, nuk e di a jeni bërë tani.

Hajdari: Unë isha deputete e PD. Që në themelimin e saj, që ta dish për shkak të historisë së familjes. Ju keni zero kontribut në PD dhe jeni bere sekretar i përgjithshëm.

Bardhi: Ndoshta. Por Ju çfarë kontribut keni që erdhët nga Amerika dhe u bëtë deputete, apo për shkak se ishit vajza e babait?

Hajdari: Patjetër!

Bardhi: Më bëtë një pyetje dhe unë nuk kërkoj ndjesë.

Hajdari: A mund të më kërkojë ndjesë, për shkak se më përjashtuan sepse unë mbajta një qëndrim parimor?

Bardhi: Në rastin e zonjës Hajdari nuk ka patur masë disiplinore, sqarimi që është dhënë ka qenë që ajo bëri zgjedhjen e saj ne e respektojmë dhe sipas statutit nuk marrim asnjë masë sepse nuk është anëtare e PD.

Hajdari: Po si u bëra deputete unë? Është absurde kjo që po thoni, por kjo le të gjykohet nga publiku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat