Qindra besimtarë në Berat kremtojnë Pashkën në katedralen “Shën Dhimitri”

Shqipëria

Qindra besimtarë në Berat kremtojnë Pashkën në katedralen “Shën Dhimitri”

Më: 24 prill 2022 Në ora: 07:28
Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri”

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit,mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”,e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.

Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Joan Qako.Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë,të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për më shumë paqe dhe jetë më të mirë

.Besimtarët ortodoksë beratas morën pjesë fillimisht në meshën për ringjalljen e Krishtit,që u drejtua nga At Joan Qako,i cili kryesoi edhe lutjen e traditës sipas liturgjisë,me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.Më pas,besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj nga imzot Ignati,dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij,si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit

.Mesnata,që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit,kulmoi në sheshin qendror të qytetit,jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”,ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit,me qirinj në duar.

Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe,begati e mirësi në çdo familje shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat