​Rriten me 45% çmimet e banesave në 9 vitet e fundit, kryeson Tirana

Shqipëria

​Rriten me 45% çmimet e banesave në 9 vitet e fundit, kryeson Tirana

Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:57
Foto ilusrim

Të dhënat e raportuara së fundi nga ‘Indeksi Fischer’ që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%. Kryeson Tirana me 12.3%.

Që prej vitit 2013 dhe deri më sot, çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë rritur me 45%.

Shumica e banesave janë blerë nga rezidentët, edhe pse 1 në 3 prona që shiten janë nga qytetarë që nuk jetojnë brenda vendit.

Shumica e banesave të shitura janë blerë më para cash dhe jo përmes kredisë bankare.

Edhe pse ndërtimi ka marrë “boom” vitet e fundit, Shqipëria vazhdon të ketë problem në kohën mesatare të shitjes së një prone.

Në fund të dhjetorit të vitit të shkuar koha mesatare e shitjes ishte 11 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat