Ish-drejtori i kabinetit “braktis” Bashën, i bashkohet Sali Berishës

Shqipëria

Ish-drejtori i kabinetit “braktis” Bashën, i bashkohet Sali Berishës

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:29
PD

Ish-drejtori i Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti i bashkohet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mediat raportojnë se Teliti është parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve teksa i është bashkuar Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet sot. Teliti është në mesin e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.

Bëhet me dije se hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu kurse slogani është: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. 1800 delegatë të Kuvendit të PD do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bien në sy edhe rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.

Image
Dorian Teliti

Mes emrave të 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, të zbardhur nga Abc, janë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat