Parashikimi i motit për datën 1 maj 2022

Shqipëria

Parashikimi i motit për datën 1 maj 2022

Më: 30 prill 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe rreshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

Më pas në orët e nxeta të ditës (mesditë deri pasdite) shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore. Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat