Shkrumbohet baxho e qumështit në Krujë

Shqipëria

Shkrumbohet baxho e qumështit në Krujë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 09:23
Ilustrim

Një baxho qumështi është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në Krujë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz të Krujës, ku si pasojë e flakëve është shkrumbuar plotësisht baxho në pronësi të shtetasit me iniciale N. Z..

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lodhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

“Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimine shkakut të rënies së zjarrit’, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat