10 muaj burg të mbetura, “i forti” i Shkodrës, kërkon lirinë

Shqipëria

10 muaj burg të mbetura, “i forti” i Shkodrës, kërkon lirinë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 10:43
Safet Bajri

Safet Bajri, të cilit i kanë mbetur edhe 10 muaj burg, kërkon lirinë.

Çështja është nën shqyrtim dhe ende nuk është shpallur vendimi.

I “forti” i Shkodrës, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke i garantuar drejtësisë se nuk do të përfshihet më në krime.

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi” dhe kjo është hera e dytë që ai kërkon liri me kusht, pasi i është refuzuar.

Bajrit i kanë mbetur edhe 10 muaj dënim. Nga gjashtë vite, tre ai i shleu në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj vijon t’i kalojë në qelitë e 302-shit. noa.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat