Parashikimi i motit për datën 18 maj 2022

Shqipëria

Parashikimi i motit për datën 18 maj 2022

Më: 18 maj 2022 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave.

Por gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen.

Duke krijuar mundësinë për reshje shiu në zonat malore, ku më të dukshme do të jenë në ato veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë celsius deri nё 30 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat