Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet për tre të plagosur

Shqipëria

Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet për tre të plagosur

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:09
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Kukës-Morinë, pranë doganës në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Mësohet se një autobot me naftë është përplasur me një veturë tip “Volkswagen”.

Nga të dhënat e para, në këtë aksident kanë mbetur të plagosur tre persona. Drejtuesja e mjetit “Volkswagen” me targa të Kosovës ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime, ndërsa në këtë aksident janë plagosur nëna dhe motra e saj.

Ndërkohë, plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i autobotit.

Dyshohet se në aksident mund të ketë ndikuar edhe lagështia e rrugës. /A2 CNN/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat