E pazakontë: Bregdeti në Shëngjin mbulohet nga pluhuri i verdhë

Shqipëria

E pazakontë: Bregdeti në Shëngjin mbulohet nga pluhuri i verdhë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:16
Deti në Shëngjin

Pas pulave të ngodhura, sot bregu i plazhit të Kunës në Shëngjin u mbulua nga një pluhur i verdhë. Kjo situatë vijon prej dy ditësh dhe nuk dihet çfarë mund të ketë shkaktuar këtë ndotje, fiks në prag të nisjes së sezonit turistik.

Pasi kanë konstatuar lëndën e çuditshme në det, pushuesit dhe pronarët e bizneseve buzë detit kanë kërkuar ndërhyrjen e instancave përkatëse.

Ndaj menjëherë, sot janë vënë në lëvizje IMT (Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit) dhe Agjensia e Mjedisit për të verifikuar situatën në terren.

Fillimisht kanë marrë kampionet e para nga uji në plazh, për të përcaktuar shkaqet e ndotjes, por kanë shprehur edhe dyshimet e para. Përgjegjësi i IMT në Lezhë, Gjergj Elezi thotë se një lëndë e verdhë dyshohet se është hedhur nga anijet që mund të kenë shkarkuar vaj në bregdet, por ende nuk është e sigurte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat