Dy raunde të dështuara për presidentin, Balla: Nuk propozojmë emër as në 30 maj

Shqipëria

Dy raunde të dështuara për presidentin, Balla: Nuk propozojmë emër as në 30 maj

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:31
Taulant Balla

Maxhoranca dhe opozita janë ulur sot sërish në tryezë për të negociuar presidentin e ri, ndërkohë që dy raunde dështuan pa asnjë emër. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla u shpreh se edhe në datën 30 maj, në raundin e tretë ata nuk do të propozojnë emër.

“Nuk ka më histori që unë të filloj të marrë nëpër gojë emra njerëzish të nderuar. Nuk quhet negociatë që unë propozoj katër ti zgjedh dy. Kjo bëhet për Avokatin e Popullit, por presidenti duhet të kalojë në një proces më të gjerë.

Kemi thënë që le të kalojmë direkt te emrat. Propozoni ju, nuk do të propozojmë ne kandidatë më datë 30. Me shpresën se mund të ndodhë edhe ajo që tha edhe zoti Mediu dhe mund të jetë një kandidaturë që edhe ne përmes vendimmarrjes sonë, as unë dhe as zonja Spiropali dhe kolegët e tjerë je mi një parti që ka strukturë. Do të shkojmë atje në kryesinë e PS do u themi na kanë ardhur këto kandidatura. Pastaj të vijmë dhe të ulemi me ju.

Nëse ju quani proces që ju përcaktoni dhe njëri nga ata do të jetë presidenti kjo nuk quhet negociatë. Ne do të vazhdojmë të takohemi dhe të kalojmë direkt. Mbështetja me firma është se në rast se do të jetë një kandidaturë që do të vijë nga ju  dhe në rast se do bimë dakord dhe ne zotimi ynë se 74 deputetë e PS ta mbështesin. Do jetë një president që do të ketë të paktën 94 vota. Në rast se ju e keni kusht të panegociueshme formulën, 4,2,1 dhe më pas apeli im është për grupet e tjera parlamentare të opozitës”, tha Balla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat