Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 28 maj 2022 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë fundjavë pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.

Në këtë mënyrë për nesër moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat