Presidenti i ri/ Gjiknuri: Sot pasdite do të mësoni kandidatin, do të jetë shumë dinjitoz

Shqipëria

Presidenti i ri/ Gjiknuri: Sot pasdite do të mësoni kandidatin, do të jetë shumë dinjitoz

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 10:51
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se sot pasdite do të bëhet publik emri i kandidatit që PS do të dërgojë në parlament si kandidat për president.

Sipas Gjiknurit, do jetë një kandidat shumë dinjitoz për marrjen e këtij posti. Ai nuk kurseu kritikat ndaj opozitës për bërjen publik të emrave të kandidatëve të saj, ende pa u zyrtarizuar.

“Ne shpresojmë dhe jemi të bindur që do kemi një president të zgjedhur shumë shpejt. Nuk do të ishte etike për mua që të përmend emra. Emrat kanë qenë diskutim i brendshëm. Nuk është e thjeshtë të luhet me emra. Opozita nuk qe e aftë të negociojë pa pasur publik emrat.

Për sa kohë jemi brenda një forumi drejtues të PS, mendoj se aty do diskutohen të gjitha emrat që janë hedhur në diskutime. Mos u bëni të padurueshëm. Sot pasdite do të mësoni edhe kandidatin që do të jetë kandidat shumë dinjitoz”, tha Gjiknuri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat