Meta: Nano mu lut të bëhej president

Shqipëria

Meta: Nano mu lut të bëhej president

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:31
Ilir Meta dhe Fatos Nano

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë në “News24”, ka treguar një propozim që kishte pasur nga ish-kryeministri Fatos Nano para se të krijonte LSI-në.

Meta tregoi se Nano i propozoi që ai të bëhej president dhe Meta kryeministër.

“Edhe kur kam krijuar LSI-në, jo se doja të krijoja një parti. Unë isha në PS dhe Fatos Nano mu lut që të bëhesha dhe kryeministër dhe kryetar partie që ai të bëhej President. Ma ka sjellë Nano marrëveshjen që ai të bëhej president, por unë nuk pranova sepse ishte çështja e Dushkut dhe ai kufizimi që vuri PE për Presidentin që duhej zgjedhur me konsensus”.

“Krijova partinë për të hequr një pengesë të madhe që kishte të bënte me rëndësinë e çeljes së negociatave të asociim stabilizimit. Disa gjëra ndryshuan, u çelën negociatat, por nuk u mbyllën. Për mua nuk janë të rëndësishme partitë. PS-ja të cilës unë i vajta në ditët më të errëta, në 1991, në opozitë vajta dhe unë e kisha kollaj PD-në se student isha”, tha ai.

“Për mua nuk janë të rëndësishme partitë, për mua është i rëndësishëm vendi dhe t’i shërbej vendit. Nuk është një sfidë e lehtë, por këtë eksperiencë që kam, këtë vullnet që kam dhe çdo gjë që kam të akumuluar në 30 e ca vite politike, gjithçka si eksperiencë, si vendosmëri do ta investoj në këtë drejtim, në drejtim të fuqizimit të opozitarizmit dhe çkapja e opozitës do sjellë çkapjen e shtetit dhe do ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat